Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra synon të jetë i gatshëm ndaj Cagliarit

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq po synon të jetë i gatshëm për ndeshjen kampionale që Milani e luan kundër Cagliarit më 18 janar, kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Për ta konfirmuar rikthimin e tij në fushë për këtë ndeshje, Ibra të mërkurën do t’i nënshtrohet edhe një kontrollimi mjekësor pas mungesës në stërvitjen e së martës.

Ibrahimoviq është jashtë fushës që nga muaji nëntor kur u lëndua në fitoren e Milanit ndaj Napolit (3:1). Shkaku që ende nuk është rikuperuar plotësisht, te Milani nuk po duan ta rrezikojnë Ibrahimoviqin në ndeshjen kundër Juventusit (6 janar) për ta pasur në dispozicion ndaj Cagliarit.

Sulmuesi 39-vjeçar, këtë vit ka treguar formë të lartë pasi ka shënuar 22 gola në të gjitha garat për Milanin. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në fund të sezonit.