Pas 260 ditësh jashtë fushës, Zlatan Ibrahimoviq sheh dritë në fund të tunelit. Ai mund të jetë vetëm disa ditë larg kthimit në fushë.
Sulmuesi 41-vjeçar shpreson të jetë gati për ndeshjen kundër Torinos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Milan – Torino luhet të premten nga ora 20:45 dhe i takon javës së 22-të të Serie A.
Milani ka kaluar formë të dobët kohët e fundit. Kanë shënuar vetëm një fitore nga tetë paraqitjet e tyre të fundit në Serie A, Kupë të Italisë dhe Superkupë të Italisë. Rikthimi i Ibrahimoviqit në skuadër mund të jetë një shtysë për ekipin kuqezi.