Sport

Ibrahomoviq: Jam ende Zoti, jam ende numri një

Zlatan Ibrahimoviq ka ngulur këmbë se ai është “ende Zot” dhe “ende numri një” teksa përgatitet të kthehet në fushë pas një pushimi të gjatë shkaku i lëndimit.

Ibrahimoviq pritet të kthehet në fushë në ndeshjen që Milani e luan të premten ndaj Torinos nga ora 20:45.

Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka luajtur në asnjërën prej ndeshjeve të sezonit aktual. Por, ai ka paralajmëruar kthim të fuqishëm.

“Unë jam ende Zoti, jam ende numri një. Tani le të ndryshojmë muzikën kur të kthehem. Unë me të vërtetë dua të bëj shumë gjëra, pas asaj që kam humbur në këto muaj. Kam humbur kohë. Jam mirë, jam shumë mirë. Jam kthyer në grup dhe ndihem i lirë, brenda dhe jashtë fushës. Kjo do të thotë se jam mirë”, ka thënë Ibrahimoviq për kanalin e Milanit.