Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I shumëkërkuari Haaland

Foto: Reuters

Erling Haaland pritet të largohet gjatë verës nga Borussia Dortmundi.

Talenti norvegjez pas paraqitjeve fantastike ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane. Por sipas së përditshmes gjermane “Bild”, krerët e klubit gjerman dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e Haalandit.

Dortmundi thuhet se për ta liruar Haalandin do të kërkojë rreth 110 milionë euro.

20-vjeçari u transferua te gjermanët në vitin 2020 nga Salzburgu për 45 milionë euro.

Këtë sezon ka, ai shënuar 25 gola dhe ka dhënë shtatë asistime.