Sport

E ardhmja e Haalandit do të dihet së shpejti

E ardhmja e yllit norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, ende mbetet e paqartë. Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi i Dortmundit, Sebastian Kehl.

“Situata është shumë e qartë. Haalandi ka mundësinë të dalë nga kontrata e tij në verë. Ne do të ulemi me Erlingun dhe ekipin e tij në javët e ardhshme dhe do të diskutojmë situatën për të vendosur”, u shpreh Kehl.

Interesimin më të madh për sulmuesin norvegjez e ka shfaqur Barcelona. Madje, presidenti Joan Laporta, ka deklaruar se në verë do ta sjellë Haalandin në “Camp Nou”.

21-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. Klauzola e lirimit të tij është 75 milionë euro.

13 gola në 11 ndeshje në Bundesligë është bilanci i Haalandit këtë sezon me skuadrën gjermane.