Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dormtundi. Talenti norvegjez do të shitet nga skuadra gjermane pas interesimit të ekipeve të mëdha evropiane.
Në garë për sulmuesin norvegjez janë skuadra si Chelsea, Bayern Munichu, Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Pra skuadrat më të mëdha po synojnë transferimin e Haalandit.
Dortmundi për ta liruar Haalandin po kërkon mbi 140 milionë euro.
21-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.
Këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.