Erling Haalandi është në mesin e lojtarëve më të kërkuar në Evropë.
Për shërbimet e futbollistët të Dortmundit interesimin më të madh e kanë shfaqur Real Madridi dhe Manchester City.
Por, “Sport” shkruan se norvegjezi dëshiron që të transferohet te Barcelona.
Shuma e lartë që kërkon Dortmundi mund të jetë pengesë e madhe për Barçën, e cila së fundmi thuhet se është tërhequr nga gara.
Ai vlerësohet rreth 150 milionë euro.
Haalandi ka shënuar 23 gola këtë sezon në 20 ndeshje sa është paraqitur për Dortmundin.
Artikuj të ngjashëm