Erling Haalandi i Dortmundit është ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë.
Klubet e mëdha evropiane si, Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United, janë të interesuara që ta transferojnë sulmuesin norvegjez.
Por, sipas “Daily Starit”, Haalandi ëndërron që të në verë të transferohet te Barcelona.
21-vjeçari preferon Barçën para klube të tjera dhe po kërkon që të kalojë në “Camp Nou” nëse Dortmund vendos që ta shesë.
Haalandi iu bashkua klubit gjerman në verën e vitit 2020 nga Salzburgu për 20 milionë euro.
23 gola dhe gjashtë asistime në 20 ndeshje, është bilanci i Haalandit këtë sezon me Dortmundin.