Borussia Dortmundi i ka caktuar një afat Erling Haalandit për të vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas mediave gjermane, krerët e klubit i kanë bërë të ditur lojtarit që do të shitet gjatë verës pas ofertave nga klube të njohura evropiane.
Për shërbimet e talentit norvegjez interesim kanë shprehur Barcelona, Real Madridi, Chelsea dhe PSG-ja.
Dortmundi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 130 milionë euro.
Edhe vetë Haaland nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës.
Norvegjezi ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.