Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hyseni zgjidhet “Ylli i Javës” për herën e katërt

Për herën e katërt në edicionin aktual, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, e ka fituar epitetin e “Yllit të Javës”.

Ky çmim jepet nga një Komision i veteranëve të futbollit për lojtarin më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe për më të mirin e javës së 21-të të Superligës, Komisioni ka vendosur për Muhamet Hysenin.

Hyseni realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër, në fitoren bindëse 3:0 të Llapit përballë Fushë Kosovës.

“Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre, nuk mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të parezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja. Forca Llapi, Forca Legjenda”, ka deklaruar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Hyseni në edicionin aktual të Superligës është golashënuesi më i mirë me 16-të gola.