Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hyseni shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është shpallur futbollisti më i mirë për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës në futboll. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën se Hyseni ka pranuan çmimin “Ylli i Javës” pas vlerësimit të komisionit të veteranëve të futbollit. Hyseni ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e Llapit 5:3 ndaj skuadrës së Ballkanit vikendin e shkuar dhe ishte ndër më të merituarit për këtë triumf.

Për Hysenin, kjo është hera e tretë këtë edicion që shpallet më i miri i xhiros, ndërsa aktualisht ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit kosovar. Vet Hyseni është shprehur i lumtur dhe tejet i nderuar që epiteti i më të mirit për xhiron e fundit i ka takuar atij.

Megjithatë, ai ka thënë se këtë nuk do ta arrinte pa mbështetjen e bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të Llapit.

Sipas tij, Llapi plotësisht e meritoi fitoren ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit. “Tifozëve tanë ‘Legjendat’ u premtoj ende gola dhe paraqitje sa më të mira, në mënyrë që së bashku t'i arrijmë objektivat e klubit”, tha ndër të tjera Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm