Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hyseni, më i miri i xhiros së shtatë

Muhamet Hyseni është zgjedhur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës të premten.

Hyseni e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, pasi kontribuoi në fitoren e Llapit kundër Malishevës, me dy gola të shënuar.

Llapi mposhti Malishevën me rezultatin 3:2 në udhëtim.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin ‘Ylli i Javës’, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola të tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona”, ka thënë ndër të tjera Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Hyseni në edicionin aktual të Superligës ka shënuar gjashtë gola.

Edhe Hyseni, më i miri i xhiros Futboll Hyseni, më i miri i xhiros

Llapi është i pari në tabelë pas shtatë ndeshjeve të luajtura me 16 pikë.

16 pikë ka edhe Ballkani në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.