Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hyseni, më i miri i xhiros

Muhamet Hyseni

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, është shpallur më i miri i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Çmimin "Ylli i Javës" e ndanë Federata e Futbollit e Kosovës.

Hyseni i shënoi dy gola në fitoren 4:2 të Llapit në Suharekë ndaj Ballkanit. E pati edhe një asistim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kemi pasur një ndeshje të vështirë ndaj Ballkanit në Suharekë. Megjithatë, jemi të lumtur që e kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe kemi shënuar fitore. Klubi ynë nuk e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por e kemi rimarrë formën dhe tashmë nuk po mungojnë as rezultatet” tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.