Florian Loshaj dhe Valon Ethemi kompletuan ndeshjen për Istanbulsporin kundër Fenerbahçes të dielën. Por dy futbollistët me Istanbulsporin pësuan disfatë të thellë 5:1 në shtëpi.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi javës së 19-të të Superligës së Turqisë. Eduard Rroca mungoi shkaku lëndimit. Istanbulspori është në vendin e fundit me pesë pikë, kurse Feneri ka 47 pikë në krye të tabelës nga 18 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm