Sport

Ethemi shënon gol në disfatën e Istanbulsporit

Valon Ethemi ka shënuar gol për Istanbulsporin, por nuk ka qenë i mjaftueshëm që skuadra e tij ta shmangë disfatën.

Istanbulspori të shtunën u mposht 2:1 në shtëpi nga Antalyaspori, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë.

Ethemi ua dha epërsinë vendësve në minutën e 26-të, ndërsa luajti deri në minutën e 88-të. Ishte goli i tij i parë në edicionin aktual. E ka edhe një asistim.

Tek Istanbulspori deri në minutën e 70-të luajti edhe Florian Loshaj, që u zëvendësua nga Eduard Rroca.

Te mysafirët nga minuta e 70-të u inkuadrua Zymer Bytyqi.

Istanbulspori në vendin e parafundit ka dy pikë në gjashtë ndeshje.

Antalyaspori ka nëntë pikë në shtatë ndeshje.