Valon Ethemi ka regjistruar një tjetër asistim në elitën e futbollit të Turqisë.
Por Ethemi dhe Istanbulspori të shtunën u mposhtën në udhëtim te Beshiktashi me rezultatin, 3:1.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 26-të të Superligës së Turqisë.
Asistimin e katërt të sezonit krahas 10-të golave të shënuar, Ethemi e regjistroi në minutën e 70-të të ndeshjes, për rezultatin 2:1.
Ethemi e kompletoi ndeshjen te mysafirët, ndërsa Florian Loshaj luajti deri në minutën e 64-t. Jetmir Topalli u inkuadrua te mysafirët në minutën e 84-t, kurse Valmir Veliu ishte në bankën rezervë.
Istanbulspori rrezikon rënien nga elita e futbollit të Turqisë.
Edhe
Ethemi shënon gol në disfatën e Istanbulsporit
Ka vetëm 24 pikë në po aq ndeshje të luajtura.
Beshiktashi ka 49 pikë në vendin e tretë.