Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ethemi asiston në fitoren e Konyasporit

Valon Ethemi

Konyaspori ka fituar në udhëtim te Kasimpasha të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Konyaspori fitoi me rezultatin 2:0, ndërsa kontribut dha mesfushori shqiptar, Valon Ethemi. Futbollisti që përfaqëson Maqedoninë e Veriut asistoi në minutën e 21-të.

Ai ka dy gola e pesë asistime në edicionin aktual, në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Ethemi u zëvendësua pas një ore lojë, ndërsa Sokol Çikalleshi ishte në bankën rezervë.

Në bankën rezervë ishte edhe Loret Sadiku te Kasimpasha.

Edhe Golat e Manajt e dy asistimet e Ethemit s’i mjaftojnë Sivassporit Futboll Golat e Manajt e dy asistimet e Ethemit s’i mjaftojnë Sivassporit

Konyaspori ka 36 pikë dhe po lufton për mbetje në Superligën e Turqisë.

Kasimpasha ka dhjetë pikë më shumë në pjesën e sipërme të tabelës.