Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formë të mirë në Superligën turke. Të dielën, sulmuesi i Shqipërisë realizoi gol në fitoren 2:0 të Konyasporit ndaj Pendiksporit. Konyaspori ishte mysafir në ndeshjen e xhiros së 28-të. Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 12-të.
Ai tani ka dhjetë gola e pesë asistime këtë edicion. Golin e dytë për Konyasporin e shënoi Valon Ethemi në minutën e 74-t. Konyaspori është në mesin e tabelës me 31 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo