Sulmuesi Valon Ethemi ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Turqisë.
Ethemi shënoi një gol të dielën për Istanbulsporin që humbi nga Kayserispori me rezultatin 4:2. Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të të Superligës së Turqisë.
Ethemi shënoi golin në minutën e 32-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 71-të. Në vend të tij u inkuadrua Jetmir Topalli. Nga minuta e 87-të luajti edhe Eduardo Rroca. Ethemi në 18 ndeshje në Turqi ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tri asistime. Istanbulspori zë vendin e parafundit me 15 pikë, kurse Kayserispori ka 29 pikë.