Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ethemi e Topalli vendimtar në fitoren e Istanbulsporit

Jetmir Topalli - Valon Ethemi

Valon Ethemi ka shënuar një gol dhe një tjetër ka asistuar në fitoren e Istanbulsportit.

Ethemi shënoi golin në minutën e 30-të me asistim të Jetmir Topallit. Ethemi ishte vendimtar edhe në golin e dytë. Ai asistoi për golin e shënuar në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë.

Istanbulspori fitoi në udhëtim të dielën përballë Umraniyesporit me rezultatin 2:0. Ethemi u zëvendësua në minutën e 94-t, ndërsa Topalli në minutën e 78-të. Euduard Rroca u zëvendësua në minutën e 96-të. Te Umraniyespori në stol ishte Ermir Lenjani.

Artikuj të ngjashëm