Valon Ethemi ka asistuar në ndeshjen vendimtare të sezonit për Istanbulsporin.
Istanbulspori të enjten në mbrëmje fitoi përballë Bandirmasporit me rezultatin 2:1 dhe e siguroi ngjitjen në Superligën e Turqisë.
Në Superligën e Turqisë vitin tjetër me këtë skuadër do të luajnë edhe Jetmir Topalli e Eduard Rroca, që ishin titullar në këtë ballafaqim. Kristal Abazaj ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua në lojë.
Ethemi asistoi në golin e minutës së 33-të, të cilin e shënoi Ibrahim Yilmaz. I njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë nga penalltia, në minutën e nëntë shtesë në pjesën e parë.
Në sezonin tjetër, tetë skuadra nga Stambolli do të jenë pjesëmarrëse në Superligën e Turqisë.
Istanbulspori kthehet në elitën e futbollit të Turqisë për herën e parë që prej edicionit 2004-2005, kur edhe ra nga liga.