Ethemi vendimtar në fitoren e Istanbulsporit Valon Ethemi ka qenë vendimtar në fitoren e Istanbulsporit. Istanbulspori fitoi të enjten në udhëtim ndaj Konyasorit me rezultatin 1:0. Goli i fitores u shënua në minutën e 67-të.
Pas gjuajtjes së Ethemit, topi u devijua nga Cebrail Karayel dhe përfundoi në rrjetë.
Ethemi luajti gjatë gjithë takimit, që i takoi të javës së 22-të të Superligës turke. Eduard Rroca luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa Jetmir Topalli u inkuadrua në minutën e 67-të. Endri Çekiçi luajti deri në minutën e 74-t për Konyasporin.