Futbollisti shqiptar, Endri Çekiçi, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të të premten mbrëma te Pendikspori, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Turqisë.
Dhe nga faulli të cilin ai e fitoi në minutën e katërt të kohës shtesë, Pendikspori fitoi 1:0 ndaj Istanbulsporit.
Çekiçi pranoi topin afër zonës së 16-të metërshit dhe u pengua më pas nga një kundërshtar.
Nga ajo goditje dënimi u shënua edhe goli i fitores në minutën e 97-të.
Tek Istanbulspori ndeshjen e kompletoi mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj.
Pendikspori dhe Istanbulspori janë në dy vendet e fundit në tabelë.
Pendikspori i parafundit ka 29 pikë ndërsa Istanbulspori i fundit mbetet me 13 pikë.
Artikuj të ngjashëm