Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli e asistimi i Rrocës nuk i mjaftojnë Istanbulsporit

Eduart Rroca asistoi në golin e parë dhe e realizoi të dytin për skuadrën e Istanbulsporit.

Megjithatë, Istanbulspori të shtunën gjatë ditës u mposht në shtëpi 4:2 nga Pendikspori, në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.

Rroca asistoi për golin e barazimit 1:1 në minutën e 40-të.

Më pas, Endri Çekiçi i mysafirëve asistoi për golin e epërsisë së mysafirëve në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë.

Rroca në minutën e 89-të më pas vulosi rezultatin përfundimtar, me golin e fundit në gjithë ndeshjen.

Edhe Rroca asiston në fitoren e rëndësishme të Istanbulsporit Sport Rroca asiston në fitoren e rëndësishme të Istanbulsporit

Tek Istanbulspori ndeshjen e kompletoi edhe Florian Loshaj.

Çekiçi u zëvendësua në minutën e 69-të.