Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj, Ethemi, Rroca shënojnë fitoren e parë këtë vit

Florian Loshaj, Valon Ethemi dhe Eduard Rroca janë paraqitur në fushe te Istanbulspori që shënoi fitoren e parë këtë vit. Istanbulspori mposhti Kayserisporin me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së 21-të të Superligës turke.

Golin e fitores Istanbulspori e shënoi në minutën e 95-të. Fitoren e fundit, Istanbulspori e kishte shënuar më 25 nëntor kundër Hataysporit 2:1.

Loshaj luajti deri në minutën e 81-të, kurse Ethemi deri në minutën e 86-të. Në vend të Ethemit u inkuadrua Rroca. Istanbulspori zë vendi ne fundit me dhjetë pikë. Kayserispori është në pozitë ne dhjetë me 26 pikë.