Futboll

Loshaj hap rrugën për fitoren e Istanbulsporit

Florian Loshaj

Florian Loshaj

Me golin e shënuar në minutën e 68-të, Florian Loshaj ka hapur rrugën për fitoren e Istanbulsporit.

Istanbulspori ishte mysafir i Hataysporit, ndërsa fitoi 3:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 32-të të kampionatit turk dhe u zhvillua të dielën.

Mysafirët humbën penallti në minutën e 14-të, ndërsa Loshaj shënoi për 1:0 nga afërsia. U vlerësua më i miri i ndeshjes.

Mesfushori i Kosovës i ka katër gola në 28 paraqitje.

Istanbulspori është i fundit me 16 pikë. Edicionin tjetër do të luaj në kategorinë e dytë turke.


Loshaj, realizatori i radhës në elitën turke

Në Superligën e Turqisë gol ka shënuar edhe mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj.

Falë golit të tij në minutën e 68-të, Istanbulspori udhëhoqi 1:0 ndaj Hataysporit, në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit turk.

Istanbulspori ndërkohë ka shënuar edhe golin e dytë.