Reprezentuesi i Kosovës, Florian Loshaj, ka realizuar gol, por skuadra e tij Istanbulspori pësoi disfatë 2:1 nga Kasimpashas.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së 29-të të Superligës së Turiqsë në futboll.
Loshaj, që kompletoi takimin, realizoi gol me kokë në minutën e 25-të.
?? Goal: Florian Loshaj | İstanbulspor 1-0 Kasımpaşapic.twitter.com/A37vAadocl
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 10, 2024
Istanbulspori zë vendin e fundit me 13 pikë, kurse Kasimpasha është në vendi ne pestë me 43 pikë.
Artikuj të ngjashëm