Florian Loshaj ishte protagonist te skuadra Istanbulspor. Reprezentuesi i Kosovës fillimisht e kaloi në epërsi Istanbulsporin në ndeshjen ndaj Gaziantepit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e shtatë të takimit të zhvilluar të dielën, e që i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Turqisë.
Gaziantepi barazoi në 1:1 në minutën e 15-të. Loshaj në minutën e 30-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 70-të mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Gaziantepi shënoi për 2:1 në minutën e 60-të dhe për 3:1 në minutën e 95-të.
Istanbulspori është i fundit dhe thuajse pa gjasa për mbetje në elitën turke. I ka vetëm 11 pikë.