Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loshaj kontribuon me gol në fitoren e Istanbulsporit

Mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj ka shënuar gol në fitoren e Istanbulsporit ndaj Hataysporit në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë.

Në ndeshjen e luajtur të shtunën, Istanbulspori ka fituar me rezultatin e ngushtë 2:1.

Përkundër këtij triumfi, Istanbulspori ka mbetur në pozitën e fundit në tabelë me tetë pikë. Loshaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 84-të.

Ai shënoi golin e epërsisë për Istanbulsporin në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të verdhë.

Tek Istanbulsporti prej minutës së 60-të, u inkuadrua edhe Valon Ethemi, ndërsa portieri Visar Bekaj ishte në stol tek Hatayspori.