Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ethemi shënon gol në fitoren e rëndësishme të Istanbulsporit

Valon Ethemi ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Istanbulsporit në ndeshjen ndaj Sivassporit.

Ethemi shënoi nga penalltia golin e parë në minutën e shtatë, ndërsa Istanbulspori fitoi 3:0.

Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi javës së 25-të të Superligës së Turqisë. Ethemi luajti deri në minutën e 75-të.

Titullar ishte edhe Eduard Rroca, vendin e të cilit në pjesën e dytë e zuri Valmir Veliu. Në minutën e 86-të u inkuadrua në fushë edhe mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj.

Me këtë fitore, Istanbulspori është ngritur në vendin e 16-të me 24 pikë, sa ka edhe Sivasspori.