Eduart Rroca ka kontribuar me asistim në fitoren e rëndësishme të Istanbulsporit ndaj Giresunsporit me rezultatin 1:0.
Rroca asistoi për Emeka Ezen që shënoi golin në minutnë e 10-të, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Turqisë. Për mesfushorin 29-vjeçar ishte asisti i katërt, ndërsa në 19 paraqitje në Superligë ka shënuar dy gola.
Me fitoren e arritur të hënën mbrëma, Istanbulspori forcohet në vendin e 15-të me 32 pikë.
Rroca u zëvendësua në minutën e 72-të, ndërsa Valon Ethemi që po ashtu ishte titullar, u zëvendësua në minutën e 59-të.
Në minutën e 84-t në fushë u aktivizua edhe Jetmir Topalli, kurse Florian Loshaj dhe Sidrit Guri mbetën në stol.