Sport

Goli i Çekiçit nuk i mjafton Pendiksporit

Goli i Endri Çekiçit nuk i ka mjaftuar Pendiksporit që ka pësuar disfatë të shtunën në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë.

Pendikspori u mposht në udhëtim te Trabzonspori me rezultatin 2:1.

Çekiçi, golin e parë të edicionit aktual e shënoi në minutën e 36-të.

Ai realizoi për 2:1, ndërsa luajti deri në minutën e 78-të.

Në fitoren e vendësve kontribut dha Enis Bardhi, që luajti deri në minutën e 75-të.

Trabzonspori pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka 12 pikë, ndërsa Pendikspori ka katër pikë.