Sport

Golat e Topallit dhe Ethemit nuk mjaftojnë

Jetmir Topalli ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin e Valonm Ethemit. Por, ekipi tyre Istanbulspori pësoi disfatë të shtunën me rezultatin 3:2 nga Giresunspori.

Topalli fillimisht asistoi në golin e shënuar nga Ethemi në minutën e 18-të, ndërsa shënoi në minutën e 87-të. Ndeshja i takoi javës së 13-të të Superligës së Turqisë.

Topalli, Ethemi dhe Eduard Rroca luajtën deri në fund të takimit, ndërsa në fushë u inkuadrua edhe Sidrit Guri. Kristal Abazaj qëndroi në stol.

Për Topallin është goli i katërt këtë sezon në Turqi. Katër gola ka shënuar edhe Ethemi.