Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Topalli e Rroca shënojnë për Kupë, Istanbulspori avancon tutje

Jetmir Topalli ka vazhduar me paraqitje të mira në Turqi. Ai shënoi një gol për Istanbulsporin që fitoi pas vazhdimeve me rezultatin 3:2 ndaj Etimesgutit.

Kjo ndeshje për Kupë u zhvillua të enjten, ndërsa Istanbulspori me fitore avancon në 1/16 e finales.

Topalli dhe Eduard Rroca u inkuadruan në pjesën e dytë Topalli shënoi në minutën e 71-të, ndërsa katër minuta më vonë Rroca realizoi golin e barazimit 2:2.

Fitoren ekipi tyre e arriti me golin e shënuar në minutën e 118-të. Në pjesën e dytë në fushë u inkuadrua edhe Valon Ethemi, derisa pas pjesës së parë nga fusha doli Sidrit Guri.