Jetmir Topalli ka shënuar golin e fitores për Istanbulsorin në ndeshjen ndaj Karagymrukut. Ai shënoi golin në minutën e 74-t për t’ia siguruar ekipit të tij fitoren 2:1 në udhëtim. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së tetë të Superligës së Turqisë.
Topalli u zëvendësua në minutën e 84-t. Golin e parë për Isanbulsporin e shënoi Eduard Rroca. Ai realizoi në minutën e 69-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë. Në pjesën e parë luajti edhe Sidrit Guri, ndërsa Kristal Abazaj qëndroi në stol.
Valon Ethemi luajti nga minuta e 72-të. Ndërkohë te Garagumruku gjatë tërë takimit u paraqit Ibrahim Dresheviq.
Artikuj të ngjashëm