Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër gol i Ethemit, por Istanbulspori pëson disfatë

Valon Ethemi ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit të Turqisë. Krahas një asistimi, Ethemi të shtunën shënoi golin e tretë kampional me Istanbulsporin.

Megjithatë, Istanbulspori humbi në shtëpi nga skuadra e Ankaragucut me rezultatin 2:1, në xhiron e nëntë të Superligës së Turqisë.

Ethemi e shënoi golin e barazimit në minutën e 55-të.

Ethemi e kompletoi ndeshjen, njësoj si Jetmir Topalli. Eduard Rroca luajti deri në minutën e 77-të. Sidrit Guri u inkuadrua në minutën e 77-të.

Pas tetë ndeshjeve, Istanbulspori ka po aq pikë në mesin e tabelës.