Volejbollistet e përfaqësueses U20 të Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Në Ankara të Turqisë, volejbollistet e reja të Kosovës u përballën me Rumaninë dhe pësuan humbje të thellë. Rumunet fituan me rezultatin 3:0 në sete.
Seti i parë ishte më i miri për Kosovën dhe përfundoi 25:16 për Rumaninë. Në setin e dytë volejbollistet e Kosovës i morën vetëm nëntë pikë, ndërsa në të tretin 12.
Të martën, Rumania kishte pësuar 3:0 nga Turqia.
Kosova e Turqia takohen të enjten mbrëma, ndërsa gjasat për sukses janë fare të vogla. Më pas Kosova U20 e ka edhe ndeshjen për plasman.
Artikuj të ngjashëm