Volejbollistet e Përfaqësueses së Kosovës U20, kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Të enjten, Kosova U20 u mposht nga Turqia 3:0 në sete (25:9, 25:14, 25:9). Kjo ndeshje i takoi Grupit A dhe u luajt në Ankara të Turqisë, ku po luhen duelet e këtij grupi.
Para Turqisë, Kosova është mposhtur edhe nga Rumania.
“Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës në fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U20. Kualifikimet po zhvillohen në formë turneu në Ankara të Turqisë”, ka shkruar Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).