Volejbollistët e Kosovës e kanë luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të “European League 2026”.
Në këtë garë debutuan të shtunën, kur pësuan 3:0 në sete nga Rumania.
Me 3:0 në sete, Kosova pësoi edhe të dielën nga Letonia. Të dy ndeshjet e volejbollistëve kosovarë u zhvilluan në Riga të Letonisë.
Kosova nuk i bëri ndonjë rezistencë Letonisë.
Seti i parë përfundoi 25:12. Në setin e dytë, Kosova i fitoi 21 pikë, ndërsa seti i tretë përfundoi 25:13.
Volejbollistët tani zhvendosen në Estoni, ku i luajnë dy ndeshjet e radhës. E para është me Estoninë më 12 qershor, ndërsa e dyta me Austrinë më 13 qershor.
Artikuj të ngjashëm
-
Humbja e tretë e volejbollistëve me rezultatin 3:0 në sete
-
Lojërat Mesdhetare: Kosova mposhtet 3:0 nga Greqia edhe te volejbollistet
-
Volejbollistët e Kosovës e mbyllin me një set të fituar Ligën Evropiane
-
Pas rezultatit historik, Kosova të dielën humb 3:0 në sete
-
Humbje të tjera për Kosovën në volejboll