Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll e ka luajtur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të raundit kualifikues për Euro 2023. Kosova U17 u mposht thellë, 5:0, nga Greqia.
Ndeshja është luajtur të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Grekët shënuan që në minutën e shtatë e më pas realizuan edhe katër herë të tjera për fitoren shumë të thellë.
Kosova U17 ka humbur 5:2 nga Italia, ndërsa të martën luan ndeshjen e fundit ndaj Finlandës.
Artikuj të ngjashëm