Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoti transferohet në Poloni, te LKS Lodzi

Mesfushori Engjëll Hoti do ta vazhdojë karrierën në Poloni, pasi do të jetë pjesë e LKS Lodzit, ekip që bën gara në elitën e futbollit të këtij shteti.

Hoti ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Polonia, te e cila është prezantuar të enjten.

Edicionin e fundit, Hoti ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, ekip me të cilin u shpall kampion i Shqipërisë.

Ai po ashtu kampion u shpall edhe me Tiranën, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe për Llapin e Trepçën ’89.

Me fanellën e Llapit, Hoti e ka fituar Kupën e Kosovës.

Edicionin e fundit, Hoti shënoi 8 gola dhe bëri 5 asistime në 37 ndeshje të luajtura për Partizanin në të gjitha garat.