Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Engjëll Hoti me supergol në elitën polake

Engjëll Hoti ka shënuar supergol në fitoren dramatike të LKS Lodzit në elitën e futbolli ttë Polonisë.

Mesfushori ofenziv, 26-vjeçari Hoti, i dha fitoren skuadrës së tij në minutën e shtatë të kohës shtesë të dielën, në fitoren 1:0 ndaj Pogon Szczecinit.

Për të ishte goli i parë në kampionatin polak.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë, ndërsa LKS Lodzi e arriti fitoren e dytë.

Hoti është zhvilluar si futbollist në Gjermani, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89, Llapi, Tirana e Partizani.

Artikuj të ngjashëm