Sulmuesi Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak.
Zeqiri luan për skuadrën e Widzew Lodzit.
Widzew Lodzi të premten mbrëma e mposhti skuadrën Piast Gliwice me rezultatin, 2:0 në kuadër të xhiros së 17-të.
Zeqiri shënoi për 2:0 në minutën e 54-t. Ai u paraqit deri në minutën e 83-të.
Bashkëlojtarët e Zeqirit te Lodzi, Juljan Shehu, e kompletoi ndeshjen, kurse Lindon Selahi, u zëvendësua në minutën e 71-të për shkak të një lëndimi. Dion Gallapeni mungoi për shkak të suspendimit.
26-vjeçari Zeqiri te Lodzi u transferua në verë nga Genku për 2 milionë euro.
Me Lodzin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.