Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeqiri mund të kthehet në Zvicër

Andi Zeqiri

Sulmuesi Andi Zeqiri mund të kthehet të luajë në Superligën e Zvicrës.

Ai mund t’i bashkohet gjatë verës skuadrës elitare të futbollit helvetik, Servette, ka raportuar të hënën “Tribune de Geneve”.

26-vjeçari iu bashkua Widzew Lodzit verën e kaluar. Por ai nuk ka përmbushur pritjet nga skuadra polake. Në shumë ndeshje ka luajtur si zëvendësues.

Me skuadrën elitare të Polonisë, Zeqiri ka kontratë deri në vitin 2029.