Sulmuesi Andi Zeqiri do ta vazhdojë karrierën në Poloni.
Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e Zeqirit nga Genku belg te Widzew Lodzi. Transferimi i tij i kushton Lodzit dy milionë franga zvicerane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri 26-vjeçar, i ka 16 paraqitje për Zvicrën. Në edicionin e kaluar në Belgjikë i shënoi nëntë gola dhe bëri tri asistime. Ishte i huazuar te Standardi.
Zeqiri ka luajtur edhe te Lausanne, Brightoni, Augsburgu e Baseli. Te Genku është prej vitit 2023.
Te Widzew Lodzi janë edhe Lindon Selahi e Dion Gallapeni.