Futboll

Zeqiri regjistron asistimin e parë në Poloni

Andi Zeqiri

Andi Zeqiri e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak. 

Zeqiri kontribuoi me një asistim në shtunën në fitoren e skuadrës së Widzew Lodzit. 

Lodzi e mposhti në udhëtim skuadrën Wisla Plock me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 21-të. 

Sulmuesi i qendrës në lojë u inkuadrua në minutën e 79-të, kurse asistimin e bëri dhjetë minuta më pas te goli për 2:0 të cilin e shënoi Emil Kornvig. 

Ndërkohë te Lodzi ndeshjen e kompletoi Juljan Shehu, kurse Lindon Selahi ishte në bankën rezervë. 

26-vjeçari Zeqiri krahas asistimit ka edhe dy gola të shënuar në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.