Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shehu asiston, por Widzew Lodzi mposhtet

Shehu & Selahi

Asistimi i Juljan Shehut nuk i ka mjaftuar Widzew Lodzit që të shtunën pësoi disfatë në ndeshjen që i takoi javës së 15-të të kampionatit polak.

Widzew Lodzi u mposht 2:1 në udhëtim nga skuadra Lechia Gdansk.

Mesfushori Shehu asistoi te goli për 1:0 të cilin e shënoi Sebastian Bergier në minutën e 50-të. Lodzi më pas i pranoi dy gola për humbjen e tetë këtë edicion.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Shehu, e kompletoi ndeshjen. Për 27-vjeçarin ishte asistimi i katërt këtë edicion. Ka edhe katër gola të shënuar.

Te Lodzi, Dion Gallapeni u paraqit deri në minutën e 67-të, kurse Andi Zeqiri u inkuadrua në fund të ndeshjes.

Edhe Shehu vazhdon me paraqitje pozitive, asiston në Poloni Futboll Shehu vazhdon me paraqitje pozitive, asiston në Poloni

Për shkak të lëndimit mungoi Lindon Selahi.

Në fund të ndeshjes edhe Bujar Pllana u inkuadrua te skuadra Lechia Gdansk.