Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shehu shënon gol, Gallapeni përjashtohet

Julian Shehu

Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, ka shënuar golin e vetëm për Widzew Lodzin që humbi ndeshjen në shtëpi nga Korona Kielce me rezultat 3:1.

Shehu e realizoi golin në minutën e 50-të të ndeshjes që i takoi javës së 16-të të elitës së futbollit të Polonisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për ekipin e Lodzit nga fillimi u paraqit edhe mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ndërsa nga minuta e 79-të u paraqit edhe sulmuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri.

Por Gallapeni në minutën e 68-të u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Kartonin e parë të verdhë mbrojtësi i krahut të majtë e mori në minutën e 38-të.

Witzew Lodzi ka fituar 17 pikë nga 16 ndeshje.