Futboll

Lodzit nuk i mjafton goli i Gallapenit

Dion Gallapeni

Goli i shënuar nga mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, nuk i ka mjaftuar Widzew Lodzit.  Widzew Lodzi të premten mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga skuadra Pogon Szczecin.  Kjo ndeshje i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit polak. 

Gallapeni e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 21-të. 

Por skuadra Pogon Szczecin më pas i realizoi dy gola të tjerë për t’i fituar tre pikët shumë të vlefshme. 
Për Gallapenin ky ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Lodzit. Ai u paraqit deri në minutën e 71-të dhe ishte më i dalluari te skuadra e tij. 

Deri në minutën e 71-të te Lodzi u paraqit edhe Juljan Shehu. Ndërsa Lindon Selahi luajti deri në minutën e 88-të. 

20-vjeçari Gallapeni te Lodzi u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Prishtina për 250 mijë euro.