Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, xhiron e kaluar i mungoi Widzew Lodzit në ndeshjen ndaj skuadrës Arka Gdynia. Majtaku mungoi për shkak të lëndimit.
Gallapeni pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të kampionatit polak ndaj Gornik Zabrzes.
Kështu ka shkruar të martën sajti “Lodzki Sport”.
Për shkak të lëndimit edhe Lindon Selahi nuk luajti ndaj skuadrës Arka Gdynia.
Mësohet se edhe Selahi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës.
20-vjeçari Gallapeni javën e kaluar ishte prej më të mirëve në fitoren 2:0 të Kosovës ndaj Suedisë.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka një gol të realizuar në pesë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion.
Ai te Widzew Lodzi u transferua në afatin kalimtar të verës nga Prishtina për 250 mijë euro. Te Lodzi luajnë edhe Juljan Shehu dhe Andi Zeqiri.